Subscribe

Gjatë qëndrimit në Poznan të Polonisë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim zyrtar me z. Ben Wallace, Ministër Shteti për Sigurinë dhe Krimin Ekonomik, në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Takimi u përqendrua në bilancin e bashkëpunimit dypalësh si dhe në perspektivën e zhvillimit të tij.

 

Takimi evidentoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e sigurisë si dhe përcaktoi drejtime të rëndësishme zhvillimi sidomos në fushën e modernizimit dhe teknologjisë, Policisë Shkencore, arsimimit dhe kualifikimit, të luftës kundër krimit ekonomik dhe pastrimit të parave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *