Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit kanë mundësinë të vetëdeklarojnë adresën e banimit online. Një shërbim i tillë do të ofrohet vetëm për ata që kanë një kartë identiteti të vlefshme. Për këtë arsye, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj bëri thirrje që të gjithë të pajisen sa më parë me karta identiteti.

 

“Pashë nga afër demonstrimin e shërbimit online për vetëdeklarimin e adresës për shtetasit shqiptarë në migracion. Ky shërbim i ri do t’u japë mundësi shtetasve shqiptarë jashtë, për të përfituar nga shërbimet që ofrohen online dhe për të marrë pjesë në zgjedhje. Me këtë rast, nënvizova gjithashtu se shërbimet online do të kushtëzohen me pasjen e një karte ID të vlefshme. Shtetasve që u ka skaduar karta, nuk do t’u ofrohen shërbimet e e-Albania, edhe pse kanë një NID. Tashmë sistemi është bërë funksional dhe radha është e qytetarëve, që banojnë jashtë vendit, të cilët ta shfrytëzojnë sistemin për t’u regjistruar në të, me qëllim që prej këtij sistemi të mund të përfitojnë të gjithë gamën e shërbimeve që ofrohen tashmë onine, ose kryesisht online në Republikën e Shqipërisë.”

 

Sandër Lleshaj tha se kjo do të lehtësojë mundësinë e pjesëmarrjes së shqiptarëve jashtë vendit në zgjedhje. Ai shpjegoi se nuk bëhet fjalë për zgjedhjet e 2021, por për ato vijueset.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *