Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj vlerësoi se reforma në drejtësi është në rrugën e duhur. Nga Dibra, ku prezantoi skuadrën “Shqiponja”, Lleshaj deklaroi se bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me organet e tjera nuk ka munguar. Ai shtoi se ata që policia i fut në burg, nuk dalin më jashtë, çka dëshmon sipas tij, një ndryshim të “mentalitetit të drejtësisë”.

 

“Fat i madh që refoma në drejtësi po ecën e me shpejtësinë e duhur, që arkitektura e saj është kompletuar tashmë edhe me ngritjen e BKH-së. Bashkëpunimi i ngushtë i Policisë së Shtetit i organeve të tjera ligjzbatuese dhe sistemi i drejtësisë tashmë garanton rezultate premtuese për publikun. Nuk i nxjerr më sistemi i drejtësisë jashtë ata që policia i çon brenda, përgjithësisht.  Ende ka punë por tendenca është e qartë dhe garancia që sistemi është futur në rrugë të konsoliduar dhe kthimi mbrapa nuk është më as opsion teorik.”

 

Sandër Lleshaj theksoi se vëmendja është tek garantimi i sigurisë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *