Subscribe

Dy ditë pas vrasjes së 25-vjeçarit nga efektivi i policisë, qindra qytetarë kanë zhvilluar sërish protesta duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën.

 

Ashtu si një ditë më parë, edhe në këtë protestë shpërtheu dhuna dhe përplasja e ashpër fizike mes qytetarëve dhe policisë.

 

Për tre orë me radhë, qytetarët e kthyen qendren e Tiranës dhe zonat përreth në një fushëbeteje me forcat policore.

 

Lidhur me këtë situatë, ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, shprehet se ka një histeri për të dhunuar objektet publike. Ai shton se perms këtyre akteve, po marrim në qafë të rinjtë…

 

“Nuk e kuptoj se si mund të shprehet hidhërimi permes dhunës. Është një lojë hipokrite e paparanueshme, por për të ardhur keq që kjo hipokrizi, kjo shfaqje jo dinjitoze, që s’ka lidhje me demokracinë, piketohet si demokraci. Po iu vënë emër të gabuar gjërave. Po i mësojmë të rinjtë, duke i futur në rrugë të gabuar që do t’i marrim në qafë për të ardhmen e tyre dhe të vendit tonë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *