Subscribe

I thirrur në interpelancë për të sqaruar rolin e policisë në shembjen e Teatrit Kombëtar dhe në protestat që pasuan pas shkatërrimit të godinës, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, deklaroi  se policia veproi në mënyrë të ligjshme.

Për Lleshaj në ngjarjet e 17 Majit nuk është përdoruar dhunë nga qytetarëve, aktivistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe mediave.

Duke i përgjigjur pyetjeve të përgatitura nga vetë stafi i tij, pasi sipas Ministrit të Brendshëm askush nga deputetët nuk depozitoi një të tillë, edhe pse e thirrën në interpelancë, Sandër Lleshaj, tha se policët nuk janë të detyruar t’i mbajnë numrat e identifikimit në raste protestash.

Për t’i treguar se policia e shtetit veproi në paligjshmëri, deputetja e opozitës Fatjona Dhimitri i lexoi Ministrit të Brendshëm se çfarë shkruhet në ligjin për funksionimin e policisë.

Akuzave të Dhimitrit se në radhët e policisë në ditën e rrëzimit të Teatrit Kombëtar mund të ketë pasur persona të inkriminuar, Lleshaj i kërkoi që t’i drejtohet prokurorisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *