Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka deklaruar nga Shkodra se do të jetë ministër në zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Në një prononcim për mediat, Lleshaj u shpreh se deri tani nuk ka informacion lidhur me elementë kriminalë, ndërsa konfirmoi se Policia është e gatshme për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Përmes kësaj përgjigje, Lleshaj hodhi poshtë deklaratën e bërë në Vlorë se nuk do të jetë i përhershëm në qeveri, dhe as minister, deklaratë e cila shkaktoi dyshime për postin e tij.

“Policia e Shtetit është një ndër strukturat e besuara nga publiku dhe qytetarët shqiptarë në bazë dhe të sondazheve të fundit. Rezulton që policia mbështetet nga qytetarët shqiptarë. Mbi 62% e tyre e vlerësojnë pozitive. Si çdo organizëm ka problemet e saj. Mbijetesa e të korruptuarve është e pamundur brenda policisë. Sapo kemi lançuar dhe nismën për shtrëngimin e masave të rrugores. Tendenca e aksidenteve në rrugë është drejt uljes. Këtë vit është ulur shumë herë në krahasim me një vit më parë. Nuk kemi sinjalizime për aktivitet kriminal në këtë fushë. Keni garanci të plotë që Policia e Shtetit me masat përforëcuese do të jetë absolutisht e aftë që të menaxhuar situatën e zgjedhjeve. Shqipëria do të ketë zgjedhjet më të mira në historinë e saj.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *