Subscribe

Qytetarët që kanë nevojë të ri-aplikojnë për pasaporta udhëtimi, tashmë nuk kanë nevojë të shpenzojnë kohë pranë policisë për të plotësuar formularë, por mund të paraqiten menjëherë pranë zyrave të aplikimit.

 

Lajmi u dha nga vetë Ministri Lleshaj.

 

Kjo është një risi që do të kursejë kohë e shpenzime për shtetasit shqiptarë që tashmë e kanë shumë më të thjesht procedurën e ripajisjes me dokumente biometrike.

 

Ministri Lleshaj u shpreh se Ministria e Brendshme ofron tashmë një gamë të gjerë shërbimesh online dhe se këtë angazhim do ta rrisë e thellojë edhe në të ardhmen.

Ministri përmendi gjatë këtij prononcimi edhe faktin që shtetasit që kanë mbushur moshën 75 vjeç marrin karta identiteti pa afat skadence.

 

Ndërkohë ai bëri thirrje për të gjithë shtetasit që u ka skaduar ose që do t’u skadojë karta e identitetit, gjatë këtij viti, të aplikojnë në kohë për t’u ripajisur me këtë dokument shumë të rëndësishëm përmes të cilit merret çdo shërbim tjetër pranë zyrave të administratës shtetërore.

 

Gjatë vitit 2020 janë shtuar shërbimet dixhitale për qytetarët. Në këtë kuadër MB ka ofruar një numër të madh shërbimesh online. Një tjetër risi, ka të bëjë me aplikimin për pasaporta udhëtimi. Për ri-aplikim janë hequr detyrimet për t’u paraqitur pranë Policisë. Bëj ftesë për qytetarët të nxitojnë për të aplikuar pranë zyrave të aplikimit me qëllim që të pajisen me karta identiteti dhe me pasaporta. Qytetarëve, që janë mbi moshën 75 vjeç, u lëshohen karta identiteti pa afat skadence. Do ta vazhdojmë këtë angazhim edhe më tej për ta lehtësuar edhe më tej barrën për qytetarët

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *