Skuadra “Shqiponja” në Vlorë do të jetë më e madhja në vend, pas Tiranës, tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj gjatë ceremonisë së prezantimit të kësaj njësie në qytetin bregdetar.

 

Në takim morën pjesë drejtuesit më të lartë të pushtetit vendor, drejtuesit kryesorë të Policisë së Shtetit e zyrtarë të tjerë vendorë.

 

Ministri Lleshaj përsëriti apelin për të rinjtë universitarë që t’i bashkohen Policisë së Shtetit për ta luftuar krimin në ato hapësira ku kërkohen dije të posaçme siç janë hapësira kibernetike, transaksionet bankare etj.

 

Lleshaj u shpreh gjithashtu se programi i rritjes në numër, cilësi dhe pajisje i Policisë së Shtetit, do të vijojë edhe në të ardhmen në mënyrë që policia jonë të këtë një nivel sa më të lartë profesional.

 

Struktura e posaçme operacionale “Shqiponja”, në Vlorë, është më e madhja nga numri për strukturat e ngritura në në qarqet e tjera, përjashtuar Tiranën. Ky kompleks masash, ky investim i jashtëzakonshëm, historik në sigurinë e vendit që fillon te Policia e përfundon tek sistemi i drejtësisë.Thelbi i të gjithë kësaj përpjekjeje është një –  të ngushtojmë hapësirën e krimit dhe të mundësojmë që krimi të sulmohet nga të gjitha anët.Veçanërisht në fushën e krimit ekonomik e financiar dhe në fushën e krimit kibernetik mbeten hapësira të mëdha të angazhimit të policisë në periudhën në vijim. Ne do të vazhdojmë me intensitet të mbështesim në pikëpamje logjistike, teknike, teknologjike Policinë e Shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *