Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një takim me drejtuesit e Bashkive Mat e Klos, deputeten e zonës, prefektin e Qarkut Dibër e nënprefektin e Matit, drejtues të institucioneve qëndrore në nivel vendor dhe atyre në varësi të pushtetit lokal.

Në fjalën e tij, ministri Lleshaj tha se duhen ndëshkuar në maksimum ndotësit e mjedisit nëpërmjet hedhjes së inerteve që dëmtojnë rëndë turizmin në vendin tonë.

Lleshaj u ndal edhe tek lufta ndaj mbjelljes së kanabisit. Ai tha se policia e shtetit nuk mund të jetë thjeshtë korrëse e bimës së kanabisit, por zbatuese e kodit penal i cili ndëshkon rëndë edhe zyrtarët të cilët kanë nën juridiksion kontrollin e territorit të tyre.

Po ashtu, ai kërkoi që strukturat vendore e ato të policisë të punojnë më shumë për të mbrojtur pyjet, jo vetëm nga prerjet, por edhe nga gjuetia e paligjshme, të cilat ndikojnë negativisht në turizëm.

Ai ishte i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *