Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u takua këtë të premte me homologun kosovar, Agim Veliu, gjatë një vizite zyrtare në Prishtinë. Gjatë takimit u ra dakord që të bashkëpunohet për të luftuar terrorizmin, krimin e organizuar dhe trafikun e drogës.

 

“Lufta kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, kundër migracionit ilegal, trafikimit të qenieve njerëzore, lufta kundër trafikimit të narkotikëve, krimit të organizuar, por edhe siguria publike në përgjithësi janë fushat ku punohet për të thelluar bashkëpunimin policor”, tha Lleshaj.

 

Mes dy ministrave u ra dakord që të ngrihen grupe të përbashkëta pune me qëllim koordinimin më të mirë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe bashkëpunimit policor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *