Subscribe

Pak orë para protestës së radhës së opozitës përpara kryeministrisë, ministri i brendshëm Sandër Lleshaj thirri në një takim zinxhir drejtues të policisë së shtetit.

 

Në takim ishte edhe drejtori i forcave lëvizëse operacionale Sokol Bizhga dhe komandanti i gardës Gramoz Sako.

 

Ndërkohë përreth kryeministrisë policia ka rivendosur gardhet metalikë, një pjesë e së cilës u shkëputën gjatë përplasjeve me protestuesit gjatë protestës së të shtunës pasdite.

 

Nisur nga ngjarjet e protestës së fundit, policia ka hartuar një plan edhe më të detajuar masash duke planifikuar edhe një numër më të madh efektivesh që do të jenë në terren, rreth 1600 forca.

 

Masa po ashtu janë marrë edhe pranë godinës së Parlamentit ndërkohë që në akset hyrëse drejt kryeqytetit do të ushtrohen kontrolle për evidentimin dhe ndalimin e personave me rrezikshmëri.

 

Gjatë protestës së të shtunës 16 efektivë dhe disa protestues mbetën të lënduar nga përdorimi i kapsollave dhe bombave molotov. Për tubimin që zgjati deri në orët e mëngjesit policia arrestoi 50 të persona ndërsa të tjerë u proceduan në gjendje të lirë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *