Çështja Lleshaj ka dominuar zhvillimet politike të ditëve të fundit. Qeveria dhe Presidenca nuk kanë dhënë ende shenja të qarta të lëvizjes nga qëndrimet e tyre. A do ta dekretojë kreu i shtetit Sandër Lleshajn si ministër të Brendshëm apo do ta refuzojë sërish propozimin e kryeministrit.

 

Për të folur rreth këtyre zhvillimeve të fundit në lidhje me politikën shqiptare i ftuar në edicionin qëndror të lajmeve në Vizion Plus është kryetari i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja.

 

Në fjalën e tij Manja është shprehur se Kryeministri e ka thënë fjalën e tij dhe e ka kaluar hallkën e parë.

 

Kryeministri e ka rezauruar hallkën e parë që është propozimi, presidenti sipas kushtetutës ka një afat prej 7 ditësh për tu shprehur në lidhje me dekretin e kryeministrit, për ministrin ne  shpresojmë se do të zgjidhet brenda këtij luajiteti kushtetues.Që do të thotë se në rast se presidenti ka një arsye bindëse nga ato që parashikon kushtetuta në nenin 103, dhe kush mund të ishte një arsye bindëse, kandidati i propozuar për ministër plotëson kushtet për të qenë deputet ka pastërtinë morale dhe pastërtinë e figurës që nuk rrezikojnë interesat e përgjithshme të vendit ose jo.”

 

Më poshte intervista e plotë e Manjës e dhënë për Vizion Plus;

 

Sot kryeministri Rama i ridërgoi presidentit propozimin për Sandër Lleshajn, a besoni se kreu i shtetit do ta dekretojë?

Po është e vërtetë që sot kryeministri e ka ripropozuar z. Sandër Lleshaj tek presidenti për ministër të Brendshëm, propozimi është shoqëruar dhe me një relacion shpjegues nga ana e kryeminstrit, Presidenti sipas kushtetutës ka një afat 7 ditor për tu shprehur mbi këtë propozim të ri të Kryeministrit, shpresojmë që çështja të zgjidhet brenda kriterit kushtetues që ne kemi, ne besojmë se për sa kohë presidenti nuk ka dhënë një arsye bindëse përtej frazës që nuk kam krijuar bindje të plotë për ti dhënë besimin e plotë Sandër Lleshaj, për sa kohë që nuk ka një arsye kushtetuese për refuzimin e kandidaturës le të presim që kjo çështje le të zgjidhet.

 

Çfarë ndodh kur afati prej 7 ditësh i vendosur në kushtetutë të skadojë sërish, e Meta të refuzoje të dekretoje Lleshajn, çfarë hapash do të ndërmerrni?

 

Ato që ka thënë kushtetuta, në rastën e emërimit apo shkarkimit të ministri kushtetuta jonë e difinon si një marrëdhënie treshe mes kryeministrit, presidentit dhe parlamentit. Secili nga institucionet sipas kushtetutës duhet ta thotë fjalën e vet, por pa i hequr mundësinë institucioni tjetër që të japë vlerësimin mbi dekretin, që do të thotë se kryeministri e ka rezauruar hallkën e parë që është propozimi, presidenti sipas kushtetutës ka një afat prej 7 ditësh për tu shprehur në lidhje me dekretin e kryeministrit, për ministrin ne  shpresojmë se do të zgjidhet brenda këtij luajiteti kushtetues.Që do të thotë se në rast se presidenti ka një arsye bindëse nga ato që parashikon kushtetuta në nenin 103, dhe kush mund të ishte një arsye bindëse, kandidati i propozuar për ministër plotëson kushtet për të qenë deputet ka pastërtinë morale dhe pastërtinë e figurës që nuk rrezikojnë interesat e përgjithshme të vendit ose jo. Në rast se presidenti ka arsye bindëse Kushtetuta jonë thotë, thërret propozuesit dhe duke dhëne arsye bindëse kushtetuese e fton të rishohë propozimin, në të kundërtën nëse nuk ka arsye të tilla kushtetuese natyrisht se presidenti do të ketë një vendimarrje, por që kjo nuk ja heq kurrsesi mundësinë parlamentit, si hallka e tretë në zinxhirin e emërimit të një ministri të shprehet edhe vetë Kuvendi. Presidenti i Republikës sipas kushtetutës është kryetari i shtetit, është i pavarur i paanshëm dhe i distancuar nga debatet politike dhe partitë politike pikërisht për të nxjerrë në pah rolin e tij si kryetar i shtetit dhe unitetit të kombit dhe supermacinë e parlamentit, mos harroni se sipas Kushtetutës ne jemi republikë Parlamentare dhe përgjegjësia e qeverisjes është e ndarë më dysh midis kryeministrit dhe Parlamentit. Unë e dëgjova presidentin kur tha se edhe për parlamentin nuk shprehet kushtetuta nëse brenda 10 ditëve do të duhet e pranon apo rrëzon dekretin për shkarkimin apo emërimin e një ministri, por është fakt se parlamenti vendos për dekretin edhe në rastin e refuzimit të kandidaturës për një ministrër do të duhet dhe fjala e parlamentit.

 

Të henën ju do ti drejtoheni Gjykatës Kushtetuese për precedentin me Sander Lleshaj, a mund të na shpjegoni pikat kryesore të ankimit tuaj?

 

Ditën e hënë do të dërgohet edhe një ankim në Gjykatën Kushtetuese, tashmë ka një konflikt kushtetues, le të themi se ne mendojmë se ka një tejkalim kompetencash në rastin e Presidentit të Republikës në rastin e mosdekretimit të Sandër Lleshaj, pasi sipas kushtetutës sonë presidenti ka ato kopetenca që janë dhënë në nenin 92 të Kushtetutës dhe nuk mund të ushtrojë asnjë tjetër veç atyre që i ka dhënë kushtetuta ose në ligjet e nxjerra në pajtim me kushtetutën. Tashmë kemi një konflikt në gjykatën Kushtetuese dhe në vitin 2016 ish-presidenti Bujar Nishani ju drejtua Gjykatës Kushtetuese por Kushtetuesja në atë kohë u shpreh se nuk kam një konflikt kushtetues që të marr në shqyrtim kërkesën e ish-presidentit sepse ndërkohë ishin dekretuar dy ministrat. Zoti Ahmetaj apo Xhafaj nuk e kujtoj fiks, në rastin konkret kemi një konflikt, kemi një refuzim për një nominimi për ministër nga ana e presidencit dhe normalisht kjo përbën lëndë për Gjykatën Kushtetuese, e cila në momentin që do të funksionojë ky ankim të jetë i depozituar në Gjykatën Kushtetuese.

 

Presidenti ka dekretuar Vitore Tushen, aktualisht anetare e gjykates kushtetuese, si kryetare te kontrollit te lartë të Shtetit. Kryeministri sqaroi se miratimi i saj do të varet nga fakti nëse e pengon apo jo emërimi reformën në drejtësi. Ju si mendoni, a mund të funksionoje këshilli i emerimeve pa dy antarë të kushtetueses?

 

Unë ndaj të njëjtin mendim me kryeministrin, në mes tyre pra Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe jetësimit të një organi shumë të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi, që i hap rrugë Gjykatës Kushtetuese normalisht prevalon injeksimi i Reformën Në drejtësi dhe rasti konkret këshilli i emërimeve në Drejtësi. Në këndvështrimin tim, kandidatura e Vitore Tushës e pengon emërimin e këshillit në drejtësi po të kemi parasysh se në gjykatën kushtetuese të vendin kanë ngelur dy Gjyqtarë. Për cilësitë e Vitore Tushës, edhe unë kam të njëjtin respekt në fund të fundit është një gjyqtare që i ka dhënë sistemit të drejtësisë dhe është e vetuar. Në ato standarte që ka ligji i vettingut Tusha e ka kaluar me sukses dhe çështja e saj nuk është ankimuar nga Jonisioneri Publik dhe as nga ONM-ja në Kolegjin e Posaçëm të Apelit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.