Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj e konsideroi si një sukses të prokurorisë dhe policisë aksionin e të premtes, ku u vu në pranga edhe Henri Çili. Ai reagoi në “Twitter”, ku u shpreh se këto zhvillime vijnë falë reformës në drejtësi.

 

“Policia dhe Prokuroria dhanë sot një tjetër provë të rëndësishme të seriozitetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Reforma në Drejtësi po sjell përditë rezultate. Droga dhe krimi nuk mund të kenë vend tek ne. Përgëzime për punën e Policisë dhe Prokurorisë.”

 

Henri Çili akuzohet për fshehje të të ardhurave, pastrim parash, falsifikim dokumentesh, mashtrim, ushtrim i ndikimit të paligjshëm dhe falsifikim dokumentesh i kryer në bashkëpunim. Ai dyshohet se ka premtuar lirimin e anëtarëve të bandës së Lazartit në këmbim të ryshfetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *