Subscribe

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj paralajmëroi se do të ketë një ofensivë kundër krimit në të gjithë territorin. Në një vizitë të kryer këtë të premte në Prefekturën e Vlorës, Lleshaj deklaroi se policia do të angazhohet maksimalisht në luftën kundër krimit.

 

“Lufta kundër krimit nuk ka kufizime gjeografike, ajo do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Situata, jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë, statistikisht është më e mira se sa të gjitha vitet që kemi kaluar, por sigurisht kjo nuk është një arsye që ne të flemë. Përkundrazi ne synojmë të shtojmë intensitetin e punës së policisë dhe strukturave të tjera për ta përmirësuar më tej rendin, sigurinë publike në Vlorë. Ne sigurisht, mendojmë dhe besojmë fort që mbështetja e policisë është mbështetje për qytetarët, dhe ne do të vazhdojmë ta mbështesim policinë në mënyrë që ajo t’i ketë të gjitha atributet për ta plotësuar misionin  e saj mjaft të ndërlikuar dhe të vështirë.”

 

I pyetur për njësinë e re anti-evazion dhe anti-korrupsion të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, ministri bëri me dije se ajo do të jetë shumë shpejt gati

 

“Njësia është në krijim e sipër, sepse nuk mund të them se si do të jetë trajta përfundimtare e saj por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot. Kur të formalizohet do të dini detajet.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *