Subscribe

 

Nuk do te kete veting per ish-prokurorin e përgjithshëm Adriatik Llalla. Tre anëtaret e trupit gjykues, Roland Ilia, Pamela Qirko dhe Olsi Komici kane vendosur te ndërpresin procesin e vetingut per ish-numrin 1 te organit te akuzës.

 

“Pasi mori dijeni për dorëheqjen e subjektit të rivlerësimit, z. Adriatik Llalla, më datë 12.02.2018, në zbatim të nenit G të Aneksit të Kushtetutës, vendosi ndërprerjen e procesit të rivlerësimit për subjektin e rivlerësimit, Adriatik Llalla.”

 

Ne 10 shkurt Adriatik Llalla paraqiti dorëheqjen nga e drejta per te shkuar ne Gjykatën e Apelit dhe ky vendim u pasua me ndërprerjen e vetingut, i cili kishte nisur per te qe prej muajit dhjetor te vitit te kaluar.

Ndërprerja e procesit te vetingut ne rastin e dorëheqjes eshte parashikuar ne vendimin qe Gjykata Kushtetuese ka marre ne 12 dhjetor te vitit te kaluar.

Edhe pse kushtetuesja  ka rrezuar kërkesën e unionit te gjyqtareve; ne arsyetimin e vendimit ajo I jep te drejte gjyqtareve dhe prokuroreve duke parashikuar  se ne rastet kur “subjekti jep dorëheqjen, atëherë procesi i rivlerësimit mbetet pa objekt, ndaj ai duhet të pushohet”.

Ky arsyetim është perdorur edhe ne rastin e ish-anetarit te Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeraj, vetingu ndaj te cilit u ndërpre pas dhenies se dorëheqjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *