Subscribe

Adriatik Llalla e priste në zyrë ardhjen e kryeprokurores së re Arta Marku.

 

Për këtë pranë organit qendror të akuzës ishin mbledhur dhe efektivë të policisë e ato Shqiponja, kjo për shkak të situatës së pazakontë të zgjedhjes së saj nga parlamenti në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

 

Por atëherë kur pritej ardhja e saj, Marku u nis drejt Shkodrës aty ku dhe banon.

 

Automatikisht 41-vjecarja nga Puka pas votimit, shoqërohet me eskortën e gardës, ndërsa burimet thanë se Marku u nis drejt zyrës së saj ku punoi për disa vite.

 

Zgjedhja e Kryeprokurores së re u bë përmes një seance të tensionuar, ku nuk munguan as tymueset dhe flakadanët nga deputetët e opozitës.

 

Dorëzimi i detyrës nga Adriatik Llalla pritet të bëhet gjatë së martës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *