Subscribe

Per here te parë kryeprokurori Adriatik Llalla pohoi se listat paraprake që dërgoi Partia Socialiste për verifikim në organin e akuzës, përmbanin emra qe ishin me rekorde kriminale. Por individët që u konstatuan me probleme sipas Llalles, nuk u përfshinë në listat përfundimtare për zgjedhjet e 25 qershorit.

 

Numri një i akuzës foli edhe për grushtin e shtetit në Turqi. Sipas tij dyshohet se disa nga organizatoret, fshihen në Shqipëri dhe për këta po bëhen verifikime.

 

“Ka dyshime që në Shqipëri fshihen persona që kanë marrë pjesë në grushtin e shtetit në Turqi 2016. Po bëjmë verifikime. Do hetohen edhe biznese. Prokuroria turke na ka vënë në dispozicion informacione konkrete.”

 

Në konferencën ndërkombëtare mbi qasjet hetimore ndaj organizatave kriminale qe përdorin internetin, te zhvilluar ne Tirane, kryeprokurori belg tha se çështja e Mark Frrokut nuk eshte mbyllur, ndonëse akuza per vrasje ndaj tij u rrezua ne Shqipëri.

 

“Ne nuk jemi tërhequr per akuzat ndaj shtetasit Mark Frroku. Ai u shpall i pafajshëm në shkallën e parë të gjyqësorit dhe aktualisht ndaj tij prezum e drejta e pafajësisë. Por ka edhe shkallë të tjera të tjera të gjyqësorit dhe çështje është në apel. Në të ardhmen mund dërgojmë edhe prokurorët tanë nga Belgjika për ta ndjekur nga afër këtë çështje që për ne është tepër sensitive.”

 

Në konferencën ndërkombëtare ishin të pranishëm edhe krerët e prokurorive të Italisë, Turqisë, Kosovës Maqedonisë dhe Belgjikës. Ata diskutuan mbi luftën kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe krimit kibernetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *