Edhe pse në situatë pandemie, për të gjithë lexuesit “Living” në këtë panair të 23- të solli nëntë tituj të rinj për lexuesit shumë të pëlqyer dhe me histori të fuqishme.

“Luanët e Sicilisë”, “Nga rëra dhe hiri”, Gruaja tjetër, “Gjurmët e Sheronjëses”, “Zjarre të vogla”, e të tjera sjellin për lexuesit copëza jete dhe kultura të reja.

 

Por veç romaneve, edhe këtë radhë “Living” nuk përjashton kuzhinën, dhe të ushqyerit shëndetshem.

 

Këtu janë 150 receta. Më pëlqejnë shumë të bëj një miks të kuzhinave, të recetave të popujve të ndryshëm dhe disa të modifikuar, disa sicc i kanë gatuar ato shefat e mëdhenj. Janë të shpejta dhe këtë me thonë që recetat janë shumë të shpejta dhe që realizohen me përbërës që i gjen kushdo.

 

Recetat e Linda Kushtës mbesin tepër të pëlqyera nga amvisa dhe të gjithë ata që kanë pasion kuzhinën.

Në këto ditë të panairit, këtë radhë të zhvilluar online, botimet “Living” nën masat e distancimit social vazhdoi traditën duke mundesuar pothuajse çdo natë takime mes lexuesve dhe shkrimtarëve, për të treguar që libri mbetet miku më i mirë në të gjitha kohërat.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *