Liverpool ka thyer me rezultatin 4 me 3 të shtunën ekipin e Crystal Palace. Ekipi I drejtuar nga Jurgen Klop  dhe pse në fundin e takimit e pa veten me 10 lojtarë pas kartonit të dytë të verdhë të marrë nga kapiteni James Minler, arriti të përmbyste rezultatin e pjesës së parë duke shënuar 4 herë në portën e Palace.

 

Egjiptiani Mohamed Salah dhe braziliani Roberto Firmino arritën të përmbysnin rezultatin brenda gjashtë minutave sapo filloi pjesa e dytë.

 

Por edhe pse Crystal Palace u përpoq të futej në lojë duke barazuar pëërkohësisht shifrat në minutën e 65’, Liverpool arriti të merrte sërisht epërsinë.

 

Në të 75’ Salah shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Liverpool ndërsa në të 90’ ishte Mane ai që shënoi golin e qetësisë së Liverpool.

 

Por pavarësisht këtij faktin Crystal Palace nuk mundi të bënte më shumë veçse të shkurtonte shifrat në 4 me 3 në fundin e takimit.

 

Ndërsa nga ana tjetër një fitore të rëndësishme arriti të shënonte edhe Manchester United përballë Brighton & Hove Albion.

 

Ekipi Djajëve arriti të fitonte në shtëpi me rezultatin 2 me 1, duke shënuar kështu fitoren e shtatë radhazi që prej largimit të Zhoze Murinjos nga pankina dhe duke hapur garën për një vend në zonën Champions.

 

Fitore të rëndësishme arriti të shënonte edhe Arsenal që mundi Chelsean në shtëpi me rezultatin 2 me 0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *