Liverpool riktheu diferencen me minus një pikë në raport me Manchester City-n kryesues të kampionatit anglez.

 

“Djajtë e kuq” mposhtën 3 me 1 Njukasell në duelin e javës së 17 të Premier League.

 

Në Anfilld, të zotët ë shtëpisë vuajtën vetëm pak në startin e ndeshjes, pasi miqtë shënuan të parët me anë të Shelvey, ish lojtar I Liverpool.

 

 

Megjithatë ky  gol ishte thjesht një shkundje për “The redsat” pasi Jota në të 21 barazoi shifrat, ndërsa 4 minuta më vonë i zakonshmi Salah përmbysi rezultatin.

 

 

Në pjesën e dytë skuadra e Klop administron rezultatin dhe vulos gjithcka në minute e 87 me anë të Arnold, duke siguruar fitoren e 6 radhazi në kampionat.

Leave a Reply

Your email address will not be published.