Liverpool fitoi mes drithërimash kundër Ajax në duelin e rëndësishëm të grupit A në Champions League.

 

Një përballje legjendare mes skuadrave që e kanë fituar këtë kompeticion 10 herë në total ndonëse në leter tani Liverpool është shumë më i fortë sesa holandezet.

 

Anglezet shënuan të parët në minutën e 17 me anë të Momo Salah.

 

Mirëpo 10 minuta më vonë përmes një zbritje të shpejte nga e majta, ai që finalizon saktë dhe barazon shifrat është Muhamed Kudus.

 

Në vazhdim Liverpool pati disa mundësi të mira për shënim por portieri mik Pasver priti gjithcka.

 

E njëjta situata edhe në pjesën e dytë kur Liverpool nuk konkretizoi dot mundësitë që pati.

 

Të paktën deri në minutëne  89 kur gjithcka e zgjidhi pas një gjuajtje me kokë Matip pas një goditje kendi.

 

Tanime Ajaks dhe Liverpool kanë nga tre pikë por Napoli ka shansin të shkëputet ne krye nëse mposht sonte në Skoci, skuadrën e Rangers në duelin tjetër të grupit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *