Këto ditë kanë qenë relativisht të ftohta krahasuar me temperaturat mesatare në vendin tonë, por duket se se dimri do të ikë duke nisur nga java e ardhshme.
Sipas të dhënave nga stacionet meteorologjike rajonale, vendi do të përfshihet nga një valë temperaturash më të ngrohta duke nisur nga dita e nesërme dhe gjatë gjitëh javës së ardhshme.
Nga -8 gradë Celsius që shkonte minimumi i temperaturave në zona të caktuara të vendit gjatë javës së po mbyllim, pritet që minimumi të jetë deri në -1 në zonat malore, kurse qytetet kryesore të vendit do të përballen me temperatura gati pranverore.
Në Tiranë, termometri nuk do të zbresë nën 5 gradë Celsius kurse maksimumi të arrijë deri në 16 gradë Celsius gjatë fundit të javës së ardhshme.
Ndërkohë, Durrësi,Fieri dhe Vlora do të përballen me temperatura edhe më të ngrohta. /vizionplus.tv