Subscribe

Ministria e Brendshme ka publikuar listën përfundimtare të zgjedhësve, për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Nga të dhënat e mbledhura, të drejtën e votës e kanë 3,588,869 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 50.5 % e tyre janë votues meshkuj dhe 49.5 % femra.

Sakaq, 107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë dhe 1,098 të tjerë janë bllokuar si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

Numri total i qendrave të votimit është 5199 në rang vendi.

“Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë. Lista përfundimtare e zgjedhësve përmbyll kështu procesin e hartimit dhe shpalljes së Listës së Zgjedhësve. DPGJC në çdo bashki, ashtu sikurse deri më tani, do të përmbushë në vijim çdo detyrim ligjor, që rrjedh nga Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, për përgatitjen e infrastrukturës zgjedhore”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Në fund të njoftimit, ata i kanë bërë thirrje edhe njëherë qytetarëve që një pasaportë që i ka skaduar afati i vlefshmërisë, t’iu drejtohet zyrave të aplikimit për t’u pajisur me këto dokumente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *