Subscribe

Të drejtën e votës për parlamentaret e Prillit do ta kenë pak më shumë se 3 milionë e 580 mijë zgjedhës.

Nga e dhëna e fundit e përpiluar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, raporton Vizion Plus, qytetarët që do t’i drejtohen kutive të votimit, për herë të parë, është 3% nga numri total i  zgjedhësve.

 

BLEDAR DORACAJ

DREJTOR I DPGJC

107,024 zgjedhës votojnë për herë të parë.

 

Në ndryshim nga zgjedhjet e përgjithshme të 2017-ës, numri i personave që për shkak të ligjit të dekriminalizimit, për vepra si krimet kundër njerëzimit, akteve terroriste, torturave, krimit të organizuar apo atentate është më i ulët. Në zgjedhjet e katër viteve më parë ishin mbi 2 mijë, në të 25 Prillit është i përgjysmuar.

 

BLEDAR DORACAJ

DREJTOR I DPGJC

1,098 shtetas janë të bllokuar si shkak, apo si rrjedhojë e ligjit të dekriminalizimit

 

39 ditë para ditës së votimeve, Gjendja e Përgjithshme Civile, mbyll procesin e hartimit të listës se zgjedhësve dhe u kërkon atyre të verifikojnë emrin.

 

 BLEDAR DORACAJ

DREJTOR I DPGJC

Çdo qytetar është i lutur të verifikojë emrin e tij në listën e zgjedhësve nëpërmjet shërbimit online në portalin “e-albania” si dhe për çdo pretendim mund t’u drejtohet zyrave të Gjendjes Civile në bashki dhe njësi administrative, të cilat do të vijojnë të qëndrojnë të hapura nga dita e hënë, deri në ditën e shtunë.

 

Me gjithë verifikimin e emrit, 900 mijë votues janë me dokumente identifikimi të skaduara. Ministria e Brendshme nuk ka një vendimarrje nëse afati i tyre do të shtyhet deri në fund të Prillit pas kërkesës së presidentit, Partisë Demokratike dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *