Lirohet nga burgu, Dorjan Protoduari, një nga të arrestuarit e banorëve Astirit pas protestes që ishte mbajtur para parlamentit në datën 20 nentor ku u plagosën disa efektive policie.

 

 

Dorjan Protoduari ishte lënë në masën e sigurisë “arrest me burg” pasi ka qënë organizator I asaj proteste por Gjykata e Apelit këtë të enjte vendosi të ndryshojë masën e sigurisë duke e lënë Protoduarin në “detyrim paraqitje”.

 

 

 

Dorjan Protoduari ka qënë në krye të protestës së banorëve të Unazës së Re që nga dita e parë.

 

Vendimi për lirimin e tij u prit me brohorima nga qytetare të tjerë dhe familjare të tij të cilët qëndronin jashtë Gjykatës në pritje të vendimit.

 

Ata thanë se drejtësia u vu në vend me lirimin e Dorianit ndërsa u shprehen se protestat e tyre do të vazhdojnë pa afat.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *