Subscribe

Lirohet nga burgu anëtari i ish-bandës së Durrësit, Endrit Dokle.

Vendimi u mor nga gjykata e shkallës së parë në Krujë mesditën e kësaj të marte. Dokle ishte dënuar me burgim të përjetshëm me akuzën e grupit të strukturuar kriminal dhe atë të vrasjes.

Por pas 20 vitesh burg, Gjyqtarja Enkelejda Hoxha vendosi të pranonte kërkesën e avokatëve mbrojtës për t’i konvertuar dënimin në 25 vite burg e më pas t’i jepte lirinë me kusht Endrit Dokles me argumentin se ka kryer 3 të 4 e dënimit.

 

 “ Lirimin me kusht të kërkuesit Endrit Dokle, datëlindja 31.12.1983, lindur në Kukës dhe banues në Tiranë, duke e vënë në provë për një periudhë  prej 5 (pesë)  vjetësh. Në zbatim të nenit 60 pika 9 të Kodit Penal detyrohet Endrit Dokle që gjatë kohës së provës të mos shoqërohet me persona të caktuar kryesisht me të dënuar apo bashkëpunëtorë të veprës penale. Në zbatim të nenit 60 pika 10 e Kodit Penal detyrohet kërkuesi Endrit Dokle që gjatë periudhës së provës të mos zotërojë, mbajë apo përdorë armë. Urdhërohet kërkuesi Endrit Dokle të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës

 

Endrit Dokle është një emër i njohur për policinë, pasi ai ka derjtuar një prej bandave më të rrezikshme n ë Durrës e po ashtu ka qenë edhe një nga rivalët e Lulzim Berishës, edhe ky i fundit i liruar nga burgu.

 

Dokle u arrestua në vitin 2005 dhe u cilësua fajtor për disa vrasje dhe për trafik droge.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *