Operacioni per çlirimin e plazheve te zaptuara u zhvendos këtë te diele në Qerret dhe Spille. Uniformat blu liruan 1000 metra katrore plazh në mënyrë qe shfrytëzohej ne mënyre të paligjshme. Policia e Kavajës sekuestroi edhe 200 çadra e shezlongë të vendosur ne rërë nga subjekte qe nuk kishin asnjë kontrate me bashkinë.
Dy administratore biznesesh u proceduan penalisht për veprat penale të fshehjes së të ardhurave dhe mospagimit të taksave e tatimeve. Pronaret e subjekteve ishin përballur edhe me pare me te njëjtat akuza për zaptimin e plazheve.