Gjykata e Apelit ka liruar nga burgu dy nga katër të akuzuarat si bashkëpunëtore të sanitares Tire Alldervishi, në aferën korruptive që u zbulua në spitalin e “Shefqet Ndroqi”.

 

Në seancën e zhvilluar këtë të martë, raporton Vizion Plus, gjykata vendosi të zbuse masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrim paraqitje” për infermieren Sidorela Çela dhe sanitaren, Rukije Hoxha.

 

Ndërsa nuk u pranua ankimimi i vendimit për dy infermieret, Mira Bushi dhe Sheqerije Koçi, të cilat do vazhdojnë të qëndrojnë në qeli.

 

Infermieret dhe sanitarja akuzohen nga prokurori se së bashku me Tire Alldervishin, u merrnin para familjarëve të pacientëve të infektuar me covid19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *