Operacioni “Plazh i lirë” është shtrirë në Shëngjin nga ku janë liruar 2800 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

 

Si rezultat i operacionit janë konstatuar 7 subjekte që ushtronin aktivitet të kundërligjshëm në shfrytëzimin e hapësirës publike (rërës), pa paguar detyrimet financiare, si dhe pa u pajisur me kontratë qiraje për përdorim nga Bashkia Lezhë.

 

Në përfundim të veprimeve hetimore, policia ka proceduar penalisht shtetasit G.F., F.K, M.N., E.Ll., Gj.J., E.C. dhe P.Z. për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave”.

 

Gjithashtu, janë referuar materiale hetimore shtesë për shtetasin A.N. me detyrë ish-Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë, i proceduar dhe  më parë, pasi ka lejuar këto subjekte të ushtronin aktivitetet në mënyrë të kundërligjshme.

 

Gjatë aksionit, uniformat blu sekuestruan 542 shezlongë dhe 271 çadra të vendosura në mënyrë të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *