Gjykata e Elbasanit ka lënë të lirë drejtorin e burgut të Kosovës Judmir Shurdhit.Organi i drejtësisë vendosi që hetimet ndaj Shurdhit dhe ish vartësit të tij kartelistit Llazar Mino të vazhdojnë por në gjendje të lirë.

 

Arrestimi i intstitucionarit u bë i ditur nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjonaj me datë 30 korrik, por që u hodh poshtë nga gjykata e Elbasanit.

 

Shurdhi dhe Mino u arrestuan pasi sipas hetimit administrativ të shërbimit dhe kontrollit të brendshëm në burgje kishin firmosur për të liruar nga qelia 40 ditë para se të mbaronte dënimin, Lulzim Cakën personin e dënuar për vrasje e krime makabre në vitin 1997.

 

Prej 30 korrikut në kërkim u shpall dhe i liruari Lulzim Caka për të cilin Policia e Shtetit prej asaj dite nuk ka dhënë asnjë njoftim se ku po e kërkon dhe se si mundi ai të arratisej sapo doli nga burgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *