Subscribe

Ministria e drejtësisë reagoi ashpër pas lirimit nga burgu të të dënuarit me burgim të përjetshëm Endrit Dokle. Ministrja  Etilda Gjonaj e quajti skandaloz vendimin e gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha.

 

Ndaj me ju sot, shqetësimin e thellë timin dhe të qeverisë mbi vendimin skandaloz të gjyqtares së rrethit gjyqësor Krujë, Enkeleida Hoxha, për lirimin me kusht të një të dënuari me burgim të përjetshëm, në thyerje flagrante të ligjit dhe të çdo norme funksionale të sistemit të drejtësisë në Republikën e Shqipërisë. 

 

Por gjyqtarja Hoxha rezulton të ketë liruar edhe të tjerë të dënuar nga burgu.

 

Sjell në kujtesën e publikut se shqetësimi ynë për gjyqtaren Enkeleida Hoxha, është adresuar që më datën 8 janar 2018, pas publikimit të lajmit të lirimit të një tjetër të dënuari me burgim të përjetshëm, Genc Tafili. E njejta gjyqtare, e njëjta sjellje skandaloze me ligjin, i njëjti rezultat deshpërues për drejtësinë e për shoqërinë, që prêt vetëm drejtësi nga gjykatat e këtij vendi.

 

Gjonaj tha se ishte ankuar në atë kohë për gjyqtaren në Këshillin e lartë të drejtësië, por asgjë nuk ndodhi.

 

Por pas verifikimit të rastit të Endrit Dokles, është kërkuar ndëshkimi I menjëherëshëm I gjyqtares, për shkak të shkeljeve të shumta.

 

I jam drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor për pezullimin e menjëhershëm të gjyqtares nga detyra, si dhe marrjen e masave për shkarkimin e saj nga detyra si gjyqtar, me qëllim mostolerimin e asnjë vendimi të tillë, i cili sfidon haptazi procesin e reformimit të sistemit të drejtësisë, dhe punën e përkushtuar të institucioneve të reja në këtë proces jetik për forcimin e shtetit të së drejtës.Njëkohësisht i  kam kërkuar Institucionit të Prokurorisë, ushtrimin e ndjekjes penale ndaj gjyqtares, jo vetëm për ndëshkimin e vendimmarrjeve abuzive,por edhe për parandalimin e fenomeneve të tilla me pasoja të rënda në besimin e qytetarëve tek drejtësia.

 

Ministrja sqaroi më tej se shkelje në lirimin e Dokles kanë bërë edhe zyrtarë të shërbimit të provës në Krujë, të cilët janë pushuar nga puna e janë kallëzuar penalisht.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *