Subscribe

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe pranë shtatores së Azem Hajdarit, paraditen e së mërkurës në Qytetin Studenti, në përkujtim të “8 Dhjetorit”.

 

Nga vendi ku nisi Lëvizja Studentore kreu i shtetit tha se është koha që Shqipëria të rikthehet në shinat e vërteta të demokracisë.

 

 

ILIR META

PRESIDENT I SHQIPERISE

“Është dita për të vlerësuar, në mënyrë të veçantë heroin e çmuar të Azem Hajdarit, por edhe të gjithë studentët e tjerë që dhanë jetën për lirinë dhe demokracinë, dhe njëkohësisht të gjitha ata që kurrë nuk i tradhëtuan idealet e dhjetorit, të pluralizmit, të demokracisë. Tani është kohë që ta rikthejmë Shqipërinë në shinat e vërteta të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut”

 

Meta u pyet nga gazetarët edhe për situatën brenda partisë demokratike, por ai refuzoi të jepte një përgjigje.

 

 

ILIR META

PRESIDENT I SHQIPERISE

 

“Nuk jam këtu për t’u marrë me çështje të tilla. E rëndësishme është liria, demokracia, pluralizmi politik të kthehen në shinat e duhura, së bashku me të ardhmen europiane. Vota e lirë, gjthëpërfshirja mbeten vendimtare në këtë proces. Në fund fare, liri demokraci. Jo më vonë por tani”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *