Subscribe

Te udhëtosh ne këto temperatura me linjat urbane ne kryeqytet është sfilitese. Kondicionerët nuk ndizen, qëndrimet e autobusëve ne stacione janë te gjata dhe shpejtësia e lëvizjes nuk respektohet. Qytetaret e Tiranës shprehen te pakënaqur me shërbimin ne linjat urbane. Ne pamundësi per te marre taksi apo per te ecur ne këmbe ne mes te vapës, ata detyrohen te paguajnë nje shërbim qe nuk plotëson kushtet elementare. Linjat urbane ne Tirane identifikohen nga ngjyrat e mjeteve sepse shërbimi është njësoj tek te gjithë operatoret privat. Psh këta autobusë i përkasin linjës Laprake- Qendër. Per tu nisur nga stacioni qendror, duhet te presësh te paktën 30 minuta ne autobus, deri ne ardhjen e mjetit tjetër. Por pritja mund te jete edhe me e gjate nëse shoferi apo faturinoja nuk kane mbaruar bisedën apo pijen nga lokali pranë. Por mund te ndodhe edhe kështu si keto foto te postohen gjithë irritim ne rrjetet sociale. Autobusi qe ne sot paguajnë 40 leke qofte edhe per nje stacion te vetëm te le ne mes te rrugës per shkak te defektit. Kjo ka ndodhur vetëm nje dite me pare ne linjën e unazës dhe asaj te Paskuqanit. Askush nuk mban përgjegjësi per qytetaret qe trajtohen ne kete mënyre ne transportin publik. Muajt e fundit Bashkia e Tiranës ka aplikuar masa ndaj kompanive private. Siç duket gjobat modeste nuk i kane trembur operatoret. Ata jo vetëm vijojnë me te njëjtin shërbim me autobusë te vjetër e madje dhe te rrezikshëm, por nuk eshte çudi qe neser te kërkojnë nje tjetër rritje çmimi bilete.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *