Dy ditë më parë Linda Halimi solli në jetë vajzën e saj, Kaimana. Këngëtarja shqiptare e mbajti sekret shtatzëninë deri në momentin e lindjes.

 

Pasi ndau me të gjithë lajmin e gëzueshëm, shumë njerëz ishin kuriozë të dinin përse e mbajti aq të fshehtë periudhën më të bukur të jetës. Siç duket ky ka qenë një vendim i mirëmenduar nga ana e Lindës dhe ja arriti qëllimit të saj deri në fund.

 

Në profilin e saj në ‘Facebook’ këngëtarja ka treguar se donte që ta mbronte vogëlushen e saj nga bota dhe ta shijonte këtë fazë vetëm me njerëzit më të afërt.

 

“Thjesht doja të mbroja energjinë e saj dhe të shijoja fazën më të ndjeshme në jetën e një gruaje – shtatzëninë larg syve të botës! Ishte eksperienca më e bukur! Ndjehem e fuqizuar! Unë jam grua. Ishte një pyetje e zakonshme, “përse e fshehe?”. Unë nuk e fsheha atë nga bota, largova botën nga ajo. Të gjithë kanë nga një mendim dhe kur vjen puna tek bekimet e Zotit nuk ka rëndësi mendimi i askujt. E gjithë familja ime dhe rrethi im miqësor e dinin dhe u jam mirënjohëse që respektuan privatësinë time duke mos thënë asnjë fjalë. Jo të gjithë do të festojnë për ty, pa pasur rëndësi se sa shumë luftojmë për t’ju bërë përshtypje! Dhe po jam duke jetuar kohën më të bukur të jetës sime me të në krahët e mi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *