Kapiteni i Vllaznisë Gilman Lika pas seancës së parë stërvitore të Vllaznisë pas ardhjes nga Ohri ka një apel për shokët e skuadrës duke i kërkuar që të mos e mbajnë mendjen tek problemet që Flamurtari ka por ta vlerësojnë maksimalisht ndeshjen e kësaj jave si e vetmja mundësi për të siguruar fitoren.

Lika vlerëson ardhjen e tre lojtrëve të rinj si përforcime tek Vllaznia ndërsa shprehet se kampionati shqiptar në pjesën e mbetur të sezonit bëhet më i ashpër. Vllaznia thotë kapiteni synon që të jetë sa më lart në renditje.

Gilman Lika nuk mund të bëjë një premtim nëse Vllaznia mund të shkojë ose jo në Europë duke qenë se një shans e ka përmes fitimit të Kupës ndërsa ajo që kërkon është që ndeshjet të merren me radhë.

Tre lojtarët e ardhur tek kuqeblutë, Adili, Hristov dhe Sidorenko nuk janë në formën e tyre më të mirë dhe pritet që shumë shpejt të jenë të gatshëm ndërsa një problem të vogël momental ka edhe Ramadani por që nuk është shqetësues dhe është i gatshëm për ditët e tjera të stërvitjes.

Vllaznia në 21 janar të këtij viti do të ketë përballjen e parë me Flamurtarin e vendit të fundit ku objektiv I vetem  është fitorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *