Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për shtetasin me iniciale D.Sh.
Ai u arrestua më datë 10 nëntor nga policia pasi ka qenë në kërkim ndërkombëtarë si pasojë e një vendimi të Gjykatës Italiane.
Sipas policise, ky shtetas ka qenë I dënuar nga Gjykata e Apelit e Venecias me 4 vite për trafik droge.
“Gjykata e Apelit në Venecia/ Itali e ka dënuar shtetasin D.SH, me 4 vite e 20 ditë burg për veprën penale “Pjesëmarrje në trafikun e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 dhe 81 të Kodit Penal Italian” informoi policia e Tiranës.
Ky shtetas aktualisht ushtron profesionin e pedagogut në Universitetin e Tiranës.