Pajtim Aga, vëllai i ish-shefit të qarkullimit rrugor në Dibër, dhe gjashtë persona të tjerë u lanë në burg këtë të martë nga Gjykata e Tiranës.

 

Pajtim Aga, Edmond Rajta, Shkëlzen Mazari, Devis Mija, Fatjon Dodaj, Marsida Piperi dhe Arjet Halilaj u arrestuan në datën 18 janar pasi u kapën me 32.5 kg kanabis në çokollatë në tentativë për ta kaluar nga Greqia në Shqipëri.

 

Prokuroria kërkoi të hënën masën e sigurisë “Arrest me burg” për ta, ndërsa trupa gjykuese pranoi kërkesën, duke i lënë në burg të arrestuarit.

 

Pas aksionit të policisë, shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga u shkarkua nga detyra pasi një prej të arrestuarve, Pajtim Aga, është vëllai i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *