Subscribe

Biznesi nuk e konsideron një shqetësim serioz nivelin e taksave, por zbatimi i ligjit tatimor mbetet ngërçi kryesor. Ligji bazë i biznesit, ai i procedurave tatimore është hartuar që në vitin 1998, dhe që atëherë e deri më sot, ai ka ndryshuar me qindra herë, duke krijuar në shumë raste konfuzion dhe situata që nuk marrin përgjigje.

 

ENIO JAÇO

PRESIDENT I DHOMES AMERIKANE TE TREGTISE

Sistemi tatimor ligji i tatimeve është krijuar në vitin 1998 edhe sigurisht ka marr disa riparime gjatë këtyre kohëve, por është një ligj shumë i vjetër, i cili nuk e ka atë strukturën modern të raportimit financiarë ndërkombëtarë dhe si i tillë lejon hapësira që janë të pamenaxhueshme dhe konfuze dhe ne mendojmë që ka ardhur koha për ta ndryshuar.”

ALKETA URUÇI

KRYETARE E KOMITET TE TAKSAVE

“A kemi ne një legjislacion që është i qartë dhe që parashikon të gjithë problematikat që biznesi mund të ketë në praktikë sigurisht që përgjigja është jo sepse ligji ynë për tatimi mbi të ardhurat është një ligj i vjetër.”

 

Këto shqetësime u adresuan në takimin e Dhomës Amerikane të Tregtisë me zyrtarë të administratës tatimore. Drejtorja Delina Ibrahimaj tha se në fokus të këtij viti është hartimi i një ligji të ri, ndërsa nga muaji prill kërkesa për rimbursim do të kryhet vetëm online

 

DELINA IBRAHIMAJ

DREJTORE E TATIMEVE

“Ligji për procedurat tatimore është një ligj shumë i vjetër dhe në dijeninë time viti 2021 do të filloj punën për hartimin e një ligjit të ri që është dhe një kërkese e BE për të pasur nëj ligj më të thjeshtë. Në fakt stoku i tvsh ka ardhur në reduktim. Përsa i përket afatit ata janë respektuar, por ka raste vonesash nga drejtoritë rajonale për subjektet që shkojnë për kontroll çfarë kemi vendosur ne të bëjmë është që nga muaji prill kërkesa për rimbursim të bëhet edhe online kjo kryesisht në këndvështrim të uljes së numrit të kontrolleve. Nr i kërkesave për rimbursim që do të kalojnë pa kontroll do të rritet akoma më tej.”

 

Ndryshimet e shpeshta ligjore në fushën fiskale janë një tjetër shqetësim për komunitetin e biznesit, pasi e pengon atë të bëjë plane afatgjata. Por edhe pse kjo kërkesë përsëritet çdo vit, qeveritë e kanë injoruar për interesa politike dhe jo vetëm.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *