Të fitosh para me prostitucion do të jetë më e vështirë në të ardhmen në Gjermani. Si prostitutat ashtu edhe bordelet do t’u nënshtrohen kontrolleve më të rrepta. Një ligj i ri që ka hyrë në fuqi nga 1 korriku parashikon rregullore të reja. “Në këtë vend është më e vështirë të hapësh një kioskë se një bordel”, tha ish-ministrja e Familjes, Manuela Schwesig para një viti, kur e paraqiti projektligjin në Bundestag. Shumë prostituta punojnë në Gjermani në kushte jonjerëzore. Askush nuk kontrollon, se në cilat kushte punojnë ato në bordele.

 

Frika nga regjistrimi 

 

Sipas ligjit të ri, prostitutat duhet në të ardhmen të regjistrohen dhe të konsultohen në qendra shëndetësore publike. Edhe bordelet në të ardhmen do të lejohet të punojnë, vetëm, nëse plotësojnë të gjitha kushtet higjienike, hapësinore dhe shëndetësore. Me ligjin e ri ndalohen bordelet “flatrate” – ato që mbi bazën e një çmimi fiks të lejojnë të kërkosh seks sa herë të duash në bordele, po ashtu do të ndalohen edhe party-t e njohura si “rape-gang-bang” – por që në thelb bëhet fjalë për blerjen e seksit në grup dhe ku një femër duhet të plotësojë dëshirat e shumë burrave. Po ashtu ndalohet edhe seksi pa kondome në të ardhmen. Edhe burrat që vizitojnë prostitutat do të mund të penalizohen, nëse ata kanë pranuar shërbimin e prostitutave të detyruara duke qenë në dijeni të këtij fakti.

 

Por ligjet e reja kanë bërë që në ambientet e prostitutave të shpërthejë paniku. Silvia Vorhauer nga Qendra e Misionit të Mesnatës së Dortmundit, që ofron konsulencë për prostitutat që duan të largohen nga ky profesion, thotë se „paniku po përhapet”. Shumë femra kanë frikë nga ndryshimet me ligjin e ri. Sipas Vorhauer, ato thonë, se “nuk mund të regjistrohem zyrtarisht dhe të lëvizin me një dokument të tillë”. Shumë preferojnë më mirë të pushojnë së punuari në këtë profesion.

 

Kthim në ilegalitet?

 

Këshilltarja e Qendrës së Dortmundit, Silvia Vorhauer e sheh detyrimin e regjistrimit si një torturë të re për femrat që punojnë në profesionin e prostitutës. „Pse nuk mund të shkojnë ato thjesht në zyrën e financave dhe të regjistrohen aty?” Sipas Vorhauer regjistrimi në zyrat administrative do të „shtojë stigmatizimin dhe kriminalizimin e grave prostituta”.

 

Me ligjin e ri Berlini zyrtar kërkon të korrigjojë pasojat e ligjit të vitit 2002, ligj që u pa si goditje çliruese për rregullimin ligjor të prostitucionit. Por vetëm 1% e prostitutave arritën të nënshkruanin kontata si punëtore seksi nga futja e ligjit në fuqi. Nëse ligji i ri do t’ia dalë, nuk dihet.Tregu miliardësh i prostitucionit në Gjermani, ku sipas të dhënave punojnë 200.000 deri në 500.000  vetë, dihet që është mjaft fleksibël. / Deutsche Welle

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *