Ish-presidenti Bujar Nishani reagoi për nismën e qeverisë për të hartuar një ligj që rrudh kompetencat e Presidentit të Republikës. Në “Facebook”, Nishani deklaroi se ky është një provokim për Kushtetutën.

“Idioti i dëmshëm në rastin tonë, nuk ka bërë një ligj për Presidentin e Republikës por ka shkruar një Kushtetutë paralele sipas humorit pervers të sektit që ka krijuar, duke provokuar rëndë Kushtetutën e Republikës, seriozitetin e shtetit, kodet e një shoqërie normale civile. Idioti i dëmshëm që ka humbur çdo lloj ekuilibri, nuk mund të imagjinoi dot një shtet me “Kryetar Shteti”, me “Institucionin e Presidentit të Republikës”, me “Kushtetutë” “Kode” e “ligje” që rregullojnë e mbrojnë shtetin, sistemin, qytetarin! Idioti i dëmshëm ka vetëm një model që reflekton!  Idiotësinë!”

 

Ish-kreu i shtetit tha se pas zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri do të bëhet një revolucion.

 

“Pas 6 muajsh, kam bindjen më të palëkundur që, Shqipëria do të ketë mundësinë për një revolucion dramatik në legjislacionin e vet, që nga referendumi e deri tek akti më i thjeshtë juridik! “Idiotësia”, nuk do të jetë objekt i atij legjislacioni pasi trajtimi i saj i përket profesionistëve të shëndetit. Korrupsioni, hajdutëria, inkriminimet, shkatërrimet, dhunimet, do të kalojnë rreptësisht në “vrimën e gjilpërës” së atij legjislacioni, për këdo që sot bën rrolin e idiotit!”

 

Vetë presidenti Ilir Meta e konsideroi përpjekje puçiste përfundimin e draftit ligjor për kompetencat e presidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *