Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon kryeministrin Edi Rama se po zëvendëson shtetin ligjir me një regjim policor.

 

Sipas tij, ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit janë në shkelje të Kushtetutës dhe në dhunim të të drejtave të njeriut.

 

“Ligji për përgjimin e qytetarëve nga Policia, pa autorizim të prokurorisë apo pa vendim të gjykatës, thellon sjelljen antidemokratike të Edi Ramës dhe minon seriozisht rrugën europiane të Shqipërisë. Për Partinë Demokratike ligji është antikushtetues dhe i papranueshëm.”

 

Mazhoranca ka vendosur te ndryshoje ligjin e policise se shtetit duke i dhene te drejte policise te pergjoje pa vendim prokurorie apo gjykate. Ky draft parashikon se policise i mjafton miratimi i titullareve ne nivel qendror apo vendor per te marre keto masa.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *