Subscribe

Miratimi i Ligjit për Pakicat Kombëtare tashme kërkon dhe aktet nënligjore, per te cilat Ministria per Europen dhe Punët e Jashtme, ka nisur nje tur diskutimesh me pjesëtare te pakicave. Ndalesa e pare ishte ne Shkodër, ku ministri Bushati është takuar me pakicat serbo-malazeze. Ne qendër te diskutimit ishte hartimi i projekteve konkrete per ketë kategori

 

“E kam diskutuar qoftë me Ministrin e Jashtëm të Malit të Zi qoftë me Ministrin e Jashtëm serb për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatshme për karakteristikat që ka pakica këtu. Pavarësisht progresit të qenësishëm që është bërë në këtë fushë dhe risive që sjell ligji kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcaktimin e të gjithë arkitekturës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpunimin me pushtetin vendor dhe me përfaqësuesit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri.”

 

Te pranishme ne ketë takim ishin dhe zv.ministrja Artemisa Dralo dhe Kryetarja e Nënkomisionit për të Drejtat e Njeriut, Vasilika Hysi, e cila tha se pavarësisht se ka pasur një proces të gjatë konsultimi, shqetësimi i shumë pakicave është për aktet nënligjore dhe ky proces konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadrit të duhur ligjor.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *