Parlamenti francez miratoi një ligj për të luftuar ekstremizmin islamik, raporton Vizion Plus.

Ky projekt zgjeron në mënyrë të konsiderueshme kompetencat e qeverisë për të mbyllur organizatat fetare dhe objektet e kultit nëse zbulohet se promovojnë teori që nxisin urrejtje ose dhunë.

Ne ligj përfshihet mbikëqyrje më e rreptë e shoqatave fetare dhe kufizime më të forta për arsimimin e fëmijëve në shtepi.

Drafti kaloi me 347 vota pro dhe 151 kundër në dhomën e ulët të parlamentit, ku partia qeverisëse Presidentit Emmanuel Macron dhe aleatët e saj kanë shumicën. Legjislacioni tani kalon në Senat, ku dominon opozita e qendrës së djathtë.

Debati rreth ligjit u bë më i ngarkuar pas vrasjes e një mësuesi, Samuel Paty, nga një adoleshent, i cili tha se donte ta ndëshkonte atë për shfaqjen e karikaturave të Profetit Muhamed në një klasë.

Por një aleancë ndërkombëtare e 36 organizatave joqeveritare, që përfaqësojnë 13 vende,i derguan nje peticion Zyrës e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut  rreth veprimeve sistematike anti-muslimane të Francës. Ato kërkuan që të ndalohen abuzim i shtetit ndaj myslimanëve të Francës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *