Nëse sot një familje kërkon të blejë një apartament për strehim, ajo detyrohet që të paguajë një çmim më të lartë për metër katror në mënyrë që shteti të sigurojë fondet e nevojshme për shtresat në nevojë. Ky është thelbi i ligjit antikushtetues, i miratuar në Kuvend dy vite më parë, çka detyron ndërtuesit që 3% të sipërfaqes së objektit t’ia kalojë pushtetit lokal, në nënyrë që të sistemohen edhe familjet e pastreha në vend.

 

“Ky është një ligj absurd, i cili rëndon vetëm mbi sektorin e ndërtimit. Nëse qeveria duhet të ndihmojë shtresat në nevojë, atëherë kontributi duhet të jetë i të gjithë tatimpaguesve dhe jo vetëm i një sektori. Është kjo arsyeja pse disa shoqata biznesi janë në një betejë ligjore në Gjykatën Kushtetuese për ta shfuqizuar këtë nen absurd”, sqaroi Ilir Hebovija nga Shoqata e Ndërtuesve për “E-ZONE” në “Vizion Plus”, me gazetaren Rajmonda Lajthia.

 

Çmimet e apartamanteve pësuan rritje në vitin që lam pas, pjesë e kësaj rritjeje janë edhe reflektimi i politikës së taksave që aplikon qeveria ndaj këtij sektori, i cili renditet i katërti në kontributin që jep në Prodhimin e Brendshëm Bruto me 9.5%, ndërsa numëron një shifër rekord të punonjësve me 45 mijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *