Subscribe

Ekipi i vajzave të Flamurtarit në basketboll triumfoi përballë Tiranës në ligën Unike, një kompeticion ky ku marrin pjesë 6 skuadra , tre nga Shqipëria dhe tre nga Kosova.

 

Në takimin e luajtur në Vlorë, vajzat e flamurtarit fituan me shifrat 71-58. E gjithë loja u dominua nga ekipi vlonjat që nuk u vendos në vështirësi pothuajse asnjëherë nga vajzat kryeqytetase.

 

Pjesa e parë u mbyll me shifrat 44 – 36 për Flamurtarin. Ndërsa në të dytën vlonjatet thelluan diferencën duke vulosur fitoren.

 

Me këtë fitore Flamurtari mban kryesimin e ligës Unike me 15 pikë, 2 më shumë nga ekipi i Bashkimit të Prizrenit.

 

Vlonjatet së bashku me vajzat nga Kosova mbeten pretendentët kryesor për fitimin e këtij kompeticioni që ka ende dhe dy ndeshje para se të mbyllet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *