Presidenti i Koresë së Jugut një ditë pas takimit të nivelit të lartë është shprehur i gatshëm të takohet me udhëheqësin e Phenianit Kim Jong un.

 

“Jam i hapur ndaj çdo takimi, qoftë edhe takim të nivelit të lartë me Korenë e Veriut nëse i shërben përmirësimit të marrëdhënieve mes Koreve apo një zgjidhjeje të çështjes së programit bërthamor koreano-verior.”

 

Në një deklaratë për media presidenti koreano-jugor shprehu gjithashtu mirënjohje për rolin e Presidentit Trump në bisedimet mes Koreve, duke theksuar se ai ka dhënë një kontribut shumë të madh për realizimin e bisedimeve.

 

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se shpreson qe te ketë përparim ne këtë drejtim.

 

Gjatë takimit të nivelit të lartë të përfaqësuesve të Koresë së Jugut dhe Veriut u fol për pjesëmarrjen e vendit komunist në Lojërat olimpike dimërore që do të mbahen në muajin shkurt si dhe për zbutjen e tensioneve ne gadishull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *