Subscribe

Të shkruash letërsi për fëmijët kërkon jo vetëm një përshtatje me botën e tyre, por dhe një leksik të zgjedhur. Veç mungesës së autorëve shqiptar që shkruajnë për këtë grupmoshë ajo që vihet re është dhe mungesa e cilësisë.

 

Ndaj për shkrimtaren Adelina Mamaqi, e cila jetën ja ka dedikuar këtyre librave ky mbetet shqetësimi kryesor.

 

ADELINA MAMAQI

SHKRIMTARE

“Shoh pak prurje në letërsi, psh kam lexuar një libër që të komunikosh me fëmijën duhet ta bësh të qesh. Por jo të qeshë me fjalë koti, ose duke krijuar neologjizma, jo. Nuk mund të krijosh forma artificiale për t’i bërë humor fëmijës. Me këto libra të them të drejtën që kam lexuar më vjen keq për letërsisë.”

 

Përballja e kësaj letërsie me teknologjinë, si dhe problematikat që shfaqen, përfshin jo vetëm shkrimtarët, por edhe lexuesit e vegjël.

 

ANILA BISHA

BOTUESE

“Me këtë modën të leximeve online mendoj se ka një ngatërresë në përdorimin e termave. Të lexosh në formë dixhitale është  e shëndetshme, është e bukur sepse zgjedh një libër, i cili publikohet në këtë formë dixhitale. Ama të lexosh online bën një tjetër diferencë. Nuk mund ta lexosh letërsinë artistike të plotë në internet. Ka shumë raste kur ka fragmente të caktuara që nuk i referohen as titullit të veprës dhe as autorit, dhe ti papritur bëhesh lexues i tyre ndërkohë që nuk të ofrojnë asgjë.”

 

 

Nëpërmjet aktivitetit “BIBLIOTEKA LUNDRUESE” të mbajtur këtë të hënë në ambientet e Qendrws Kombëtare e Librit dhe Leximit, shtruan disa nga pengesat që hasen në këtë zhaner e deri te hapësirat promovuese në shkolla apo më gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *