Subscribe

Gjigandi i komunikimit, Facebook pritet të hedhë në treg kriptomonedhën e re Libra, në gjysmën e parë të vitit 2020. Ky projekt i cili do të mbështetet nga kompanitë më të mëdha teknologjike, ka ngritur shqetësime serioze midis ligjvënësve për mënyrën se si do të menaxhohet.

 

Shumica e demokratëve në komisionin e Shërbimeve Financiare të Senatit amerikan kanë hartuar një projektligj që do ti ndalonte kompanitë e mëdha të funksiononin si institucione financiare. Për kompanitë me të ardhura vjetore prej më shumë se 25 miliardë dollarësh që do të shkelin këtë rregull, do të vendosen gjoba prej 1 milion dollarësh në ditë.

 

Planet e Facebook gjithashtu po hetohen edhe nga rregullatori kryesor i industrisë amerikane të letrave me vlerë. Nëse ky institucion vendos se Libra mund të operojë si një fond tregtar, atëherë Facebook do të ketë nevojë për miratimin e tij për të nisur shërbimin e pagesave kripto. Mark Zuckeberg ka bërë të ditur se projekti LIBRA do të qeveriset nga një konsorcium i Facebook dhe 28 partnerëve, përfshirë Visa, Mastercard, PayPal, Uber, Lyft dhe Spotify.

 

Kriptomonedha e propozuar ka shkaktuar edhe reagimin e presidentit te SHBA. Donald Trump ka argumentuar se Facebook do të duhet të regjistrohej si bankë dhe t’i nënshtrohej rregulloreve bankare nëse ka në plan të zbatojë projektin.

 

Rregullatorët financiarë janë skeptikë për sigurinë e kriptomonedhës së re pasi ajo mund të përdoret për mashtrime apo pastrimin e parave. Sipas themeluesit të Facebook, misioni i kësaj  nisme do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore. Facebook e pozicionon ‘Libra-n’ si një sistem financiar të lidhur me shërbimet e kompanisë përfshirë WhatsApp dhe Messenger.

 

Zuckerberg deklaroi se ‘Libra’ është për këdo. Kripto monedha globale do të bëjë të mundur që qarkullimi i parave në botë të jetë shumë më i lehtë dhe i lirë aq sa edhe dërgimi i një mesazhi në telefon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *