Subscribe

Në funksion të lehtësimit të rregullave kundër përhapjes së koronavirusit, kërkohet që për të gjithë të huajt që hyjnë në vendin tonë heqja e pasaportës së gjelbër. Mirela Kumbaro, ministrja e Mjedisit dhe Turizimit thotë se ky vendim, të cilin do të duhet ta marrë Komiteti i Ekspertëve, do të ndihmojë industrinë e turizmit.

 

“Për të parë mundësinë edhe në përputhje me shifrat dhe me avancimin e procesit të vaksinimit që duke filluar nga maji të mund ta heqim këtë detyrim që të çlirojmë hyrjen e vizitorëve të huaj në Shqipëri.”

 

Një tjetër vendim po në përgjigje të kërkesave të operatorëve turistik është edhe heqja e vizave për tetë vende, kryesisht arabe.

 

“Për të liberalizuar vizat turistike për rreth tetë vende, vizitorët e të cilëve do ta përfitojnë këtë jo vetëm që do të hyjnë në vendin tonë për qëllime turistike por edhe u lehtësiohet aplikimi përmes sistemeve online që ofrojnë shërbimet tona konsullore, për shembull turistë që vijnë nga India, Arabi Saudite, Katari e kështu me radhë.”

 

Paralelisht me lehtësimin e procedurave të kalimit në pikat kufitare me qëllimin thithjen e sa më shumë turistëve, Ministria e Mjedisit po rishikon paketën e ndëshkimeve, nga gjobat te ndjekja penale ndaj ndotësve të ambientit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *