Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen zhvilloi një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u përball me kërkesën kryesore të Kosovës: liberalizimin e vizave. Gjatë konferencës për shtyp, presidentja Vjosa Osmani I bëri të qartë se vendi është ngopur me premtime dhe se tashmë është koha për vendime.

 

VJOSA OSMANI

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Ka ardhur koha që BE-ja të marrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor. Kjo është natyrisht për vendet që duan të bëjnë hapa serioz drejt integrimit në BE. Ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjitha strukturat e BE-së. Edhe pse ne radhitemi të parët në Evropë dhe të dytët në botë sa i përket reformave në sundimin e ligjit, për fat të keq ende nuk kemi liberalizim vizash.

 

Përgjigjia e presidents së komisionit, Von der Leyen, nuk kishte asgjë të re për Prishtinën zyrtare:

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTE E KOMISIONIT EVROPIAN

 

Ju kam dëgjuar qartë për aspektin e liberalizimit të vizave. Kosova e meriton liberalizimin e vizave. I keni përmbushur të gjitha standardet. Detyra jonë është të bindim tërë Këshillin Evropian. Mund të mbështeteni te ne në Komision sepse ne do të bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar në rrugëtimin tuaj.

 

Von der Leyen u kujdes të nënvizojë se vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian.

 

URSULA VON DER LEYEN

PRESIDENTJA E KOMISIONIT EVROPIAN

 

Evropa nuk është e plotë pa Kosovën. BE-ja është i përkushtuar në procesin e zgjerimit dhe do t’ju mbështesim aq sa mundemi për t’ju bashkuar BE-së.

 

Axhenda e presidents së komisionit europian përfshin edhe takimin me kryeministrin Albin Kuri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *